Kush është biznesmeni i ekzekutuar sot në mes të Tiranë? Bizneseve të tij iu vu tritol disa herë

Shqipëria

Kush është biznesmeni i ekzekutuar sot në mes të Tiranë? Bizneseve të tij iu vu tritol disa herë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Behar Sofia 66-vjeç u ekzekutua ditën e sotme në mes të Tiranës. Ky është një emri i njohur për policinë pasi rezulton që të jetë i përfshirë në disa ngjarje.

Mësohet se viktimës edhe më parë kishte probleme ku si pasojë e tyre në bizneset e tij është vënë disa herë tritol.

66 vjeçari është ekzekutuar rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autorët dyshohet se e kanë qëlluar me dy plumba që kanë rezultuar fatal për jetën e biznesmenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat