Po shkonte të takonte mikun, Behar Sofia mori plumb në gjoks dhe qafë

Shqipëria

Po shkonte të takonte mikun, Behar Sofia mori plumb në gjoks dhe qafë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Foto nga vrasja në Tiranë

Gazetari i kronikës në Ora News, jep detaje nga atentati i sotëm në Tiranë ku mbeti i vrarë 66-vjeçari shtetasi Behar Sofia.

Sipas tij, viktima ka qenë duke shkuar për të takuar një mikun e tij pranë “Rrugës së Elbasanit” kur është qëlluar me dy plumba pranë zonës së Piramidës.

66-vjeçari ka marrë dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital. Por pa mundur të mbijetojë.

Dyshohet se në krim është përdorur një armë me silenciator pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna.

Behar Sofia mbarte edhe emrin Fatmir ose mbiemrin Sulo kishte disa biznese në Tiranë dhe Durrës, ndërsa emri i tij, përveç lidhjeve me grupet e drogës, përmendet edhe në ngjarjen e 7 gushtit 2009 kur në Durrës u vranë katër efektivë policie.

Gazetari i Ora News njofton se hetimet po drejtohen nga prokurori Bledar Maksuti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat