“Janë ulur shtrimet”/ Skënder Brataj zbulon shifrat pas masave kufizuese

Shqipëria

“Janë ulur shtrimet”/ Skënder Brataj zbulon shifrat pas masave kufizuese

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi sot se masat anti-Covid të marra 2 javë më parë kanë dhënë efekt, pasi numri i shtrimeve në spitale është ulur nën 100.

Brataj theksoi se hapja e spitaleve rajonale ndihmoi në shpërndarjen e pacientëve, dhe nëse do të jetë e nevojshme do të ketë edhe skenarë të tjerë të hapjes së spitaleve në rrethe.

“Ka një ulje të lehtë të numrave, nga 2500 thirrje që kishim në 24 orë jemi në 2300 në 2200 thirrje. Numri i shtrimeve në spital që nga 44 në ditë në 26 janar, duke u rritur në 8 shkurt në 100 shtrime, duke arritur maksimumin në datën 15, në 119. Nga data 17 deri më tani ka një ulje të numrit të shtrimeve në spital që ka zbritur poshtë numrit 100.

Ato masat që u morën para 2 javësh e dhanë një farë efekti. Situata është nën kontroll. Shtrimet në spitale janë 648. Hapja e skenarit të spitaleve rajonale ndihmoi në shpërndarjen e pacientëve. Nëse do të jetë e nevojshme edhe skenarë të tjerë të hapjes së spitaleve rajonale”, tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat