Shqipëria nuk po rikthehet në karantinë për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit? Ja si përgjigjet Mira Rakacolli

Shqipëria

Shqipëria nuk po rikthehet në karantinë për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit? Ja si përgjigjet Mira Rakacolli

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:35
Mira Rakacolli

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli u pyet nga gazetarët nëse mos vendosja e karantinës në Shqipëri lidhet me zgjedhjet e 25 prillit, duke i sjellë në vëmendje shembullin e Greqisë.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetje Rakacolli mohoi që masat të lidhen me zgjedhjet, duke theksuar se prioritet është shëndeti, dhe se vende të ndryshme kanë strategji të ndryshme.

“Absolutisht nuk lidhen me zgjedhjet. Ne kemi dëshmuar se kemi mbajtur një qëndrim të arsyeshëm. Infeksioni ishte një ngjarje e re për të gjithë botën. Të tërë nisemi nga shkenca epidemiolgjoike. Komiteti i Ekspertëve si i ka gjykuar në lidhje me treguesit, dhe pastaj strategjitë  që  kanë  ndjekur vende të  ndryshme, janë  të  ndryshme. Akoma nuk ka provuar një strategji të provuar e mirë për të gjithë. Bilancet bëhen gjithmonë në fund. Në bilancet që janë bërë deri më tani Shqipëria me shifrat që ka pasur, masat kanë qenë të arsyeshme. Shëndeti është prioritet dhe nuk lidhet me asnjë situatë të caktuar”, u shpreh Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat