Drejtoresha e ISHP jep lajmin për mutacionet e reja në vend, pse po vonon përgjigjja nga Londra

Shqipëria

Drejtoresha e ISHP jep lajmin për mutacionet e reja në vend, pse po vonon përgjigjja nga Londra

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Albana Fico

Shqipëria nuk ka ende një përgjigje nga Laboratori në Londër nëse në vend ka hyrë mutacioni i koronavirusit apo jo, por autoritetet shëndetësore besojnë për shkak të disa të dhënave se në vend po qarkullon virusi i ri.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se “me firmën apo pa firmën e Anglisë ne kemi një dyshim të arsyeshëm, kjo ka vlerë shkencore, por ajo që ka vlerë për të përballuar këtë sifuatë është të marrim të mirëqenë faktin, se virusi është këtu, ka një trend që ka treguar disa vecori”.

Ndër të tjera Fico shpjegoi se Shqipëria po pret rradhën për leximin e mostrave të dërguara.

“Ky nuk është proced si PCR që merr nga një ditë në 72 orë, kur futet mostra për të sekuencuar ka një kohëzgjatje të caktuar plus algoritmi i leximit të saj është tejet profesional.

Prioritizim s’ka, ka rradhë, i ke dërguar e do presësh, duhet të kuptojmë me mutacion pa mutacion ne kemi shifra ku kemi një dyshim të arsyeshëm, e ky dyshim që vjen nga laboratori me mostrat, fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, që u përballëm me një rritje të pozitivitetit, janë elementë që me firmën apo pa firmën e Anglisë ne kemi një dyshim të arsyeshëm.

Kjo ka vlerë shkencore, por ajo që ka vlerë për të përballuar këtë siftaut është të marrim të mirëqenë faktin, virusi është këtu, ka një trend që ka treguar disa vecori, në fund të ditës me rëndësi është përkujdesja e autoriteteve shëndetësore, autoriteteve monitoruese që vënë në zbatim masat e në fund biznese tregtarë e qytetare  duhet të kuptojnë që jemi në një moment për ta kthyer këtë faqe të historisë aty ku duhet”, tha drejtoresha e ISHP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat