Aksident tek rrethrrotullimi i Shkozës, një i plagosur

Shqipëria

Aksident tek rrethrrotullimi i Shkozës, një i plagosur

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Ilustrim

Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të enjte tek rrethrrotullimi i Shkozës.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit, shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 25.02.2021, rreth orës 11:00, tek rrethrrotullimi i Shkozës, janë përfshirë në përplasje mjeti motorr me drejtues H. H, me mjetin motorr me drejtues F. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat