U ekzekutua me armë në mes të Tiranës! Ky është biznesmeni 66-vjeçar i njohur në botën e krimit

Shqipëria

U ekzekutua me armë në mes të Tiranës! Ky është biznesmeni 66-vjeçar i njohur në botën e krimit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Behar Sofia

TIRANË – Top Channel ka siguruar foton e biznesmenit, 66-vjeçar, Behar Sofia, të ekzekutuar ditën e sotme në mes të kryeqytetit.

Viktima është ekzekutuar me armë zjarri me silenciator, një vrasje tipike mafioze. Kanë qenë të paktën dy plumba që i kanë marrë jetën Behar Sulo Sofia i cili përdorte tre identitete. Behar Seferi, Behar Sofia, Fatmir Sofia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, pranë Piramidës, buze lumit të Lanës, ku fillimisht Behar Sofia është gjetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital por pa mundur të mbijetojë.

Viktima sipas burimeve të Top Channel ishte një biznesmen por emri i tij është lakuar disa herë në disa nga ngjarjet më të mëdha kriminale në vend. Sofia është  një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat