Nga 300 mijë vendet e punës, tek lufta ndaj korrupsionit/ Basha publikon listën me ‘dështimet’ e Ramës

Shqipëria

Nga 300 mijë vendet e punës, tek lufta ndaj korrupsionit/ Basha publikon listën me ‘dështimet’ e Ramës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:41
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar një listë me 10 premtime ku sipas tij kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur.

Disa prej premtimeve ku sipas Bashës kryeministri Rama nuk i ka mbajtur janë 300.000 vendet e reja të punës, shëndetësi falas, çelja e negociatave me BE-në, ulja e borxhit publik.

Në dështimet e qeverisë, Basha përmend: 300 mijë vendet e punës, shëndetësia falas, çelja e negociatave me BE-në, ulja e borxhit publik, heqja e TVSH për ushqimet bazë, uji i pijshëm në çdo shtëpi, ulje e taksave për 97% të qytetarëve, kthimi i emigrantëve, buxhetin për arsimin 5% dhe luftën ndaj korrupsionit.

Në postim ai gjithashtu ai ka shkruajtur “Dështim”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat