Tentoi të vidhte në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, 25-vjeçarit i ndodh ‘surpriza’

Shqipëria

Tentoi të vidhte në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, 25-vjeçarit i ndodh ‘surpriza’

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:45

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 25-vjeçar pasi ka tentuar të vidhte në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin e shtetasit E. L., 25 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas është konstatuar nga punonjësi i Policisë në shërbim, duke tentuar të vjedhë në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka vendosur tenda dhe suvenirë në vendin e quajtur “Sheshi i Kishës së Laçit”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, bënë ndalimin e shtetasit G. J., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat