“Asnjë informacion”, Berisha: Rama dhe Veliaj rrafshojnë qindra shtëpi në Breg të Lumit

Shqipëria

“Asnjë informacion”, Berisha: Rama dhe Veliaj rrafshojnë qindra shtëpi në Breg të Lumit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:31
Foto

Në zonën e “Bregut të Lumit” në Tiranë priten të shemben rreth 200 banesa.

Denoncimi është bërë nga një qytetar përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas qytetarit, kush zotëron hipotekë do i jepet shpi me çmimin e tregut, prej 84 mijë lekësh të reja dhe 30 mijë lekë të reja për tokën. Ndërsa nuk ka informacion për objektet që janë në proces legalizimi.

“Edvin Hajduti dhe Lal Plehu do rrafshojnë qindra shtëpi në Breg të Lumit.

Me këtë rast dënoj me ashpërsinë me të madhe aktin e shëmtuar çnjerëzor banditesk të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut. Ju bëj thirrje banorëve të organizohen dhe të kundërshtojnë edhe me mosbindje cilvile rrafshimin korruptivo klasor të banesave të tyre.

Ju bëj thirrje mediave të informojnë publikun për këtë megaakt çnjerëzor të dyshes famkeqe Rama-Veliaj”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit digjital.

Z Berisha ju psh dhe ju falenderoj për pergjigjen tuaj .

Si edhe e kam cekë , në njesinë nr 8 dhe në njesinë nr 4 afer bregut të lumit , është vendos me u shembe mbi dyqind shtepia për një projekt Në zhvillim,,,, për interes publik? Dhe në nenyrë krejt të msheftë ” kur kanë ardhë disa ekipe ” thoshin për regjistrim popullsie ? Kanë ba gadi gjithë dokumentacionin dhe na kanë vu përballë faktit të kryer . Kush ka ba hipoteken , do i jepet shpi me çmimin e tregut prej 84 mijë lekësh të reja , dhe për token 30 mijë lek të reja , kurse kush asht në proçes legalizimi , nuk ka asnjë informacion , problemi qëndron se nuk kuptohet se ku asht interesi publik, pse nuk bahet transparente, pse duhet të vijnë familjet që ju ka prishë termeti shpijat dhe të na nxjerrin ne , qoftë edhe me Shkembim ” që në fakt thonë me 50%të banesës , ” jo e konfirmuar zyrtarisht ” por me gojë kshtu na kanë thanë, askush nuk ka ardhur me takuar njerzit , të pakten të na nigjojnë zanin .

Ju psh dhe ju uroj gjithë të mirat me respekt ,

Mund të shtoj se në punimet që kanë nisur , nuk ekziston asnjë tabelë për projektin , dhe për ndërtimin , bahet fjalë për zonen në fund të rruges 5 Maji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat