Vaksinimi anti-Covid/ Rama paralajmëron përfshirjen edhe të Ushtrisë

Shqipëria

Vaksinimi anti-Covid/ Rama paralajmëron përfshirjen edhe të Ushtrisë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Edi Rama

Nga qyteti i Beratit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi përfshirjen edhe të ushtrisë në procesin e vaksinimit anti-Covid.

Kreu i qeverisë tha se periudha e pranverës me shumë gjasa do të jetë shumë intensive për sa i takon procesit të vaksinimit dhe kërkoi edhe bashkëpunimin e studentëve të infermierisë.

Sipas Ramës, “duhet të përgatitemi për një rrjet kapilar jo vetëm qendrash shëndetësore”.

“Shpresoj shumë që në ditët në vijim pa u bërë ditët javë të tëra të kemi lajmet ë mira për rritjen e sasive dhe shtrirjen intensive të vaksinimit ndërkohë

Ndërkohë që duhet të përgatitemi për një rrjet kapilar jo vetëm qendrash shëndetësore, por të përfshijmë edhe ushtrinë, edhe studentë të infermierisë në mënyrë që të gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një perioudhë vaksinimi intensiv e t’ja dalim të kemi një pozicion shumë lart të klasifikimit të vedneve për nga eficienca e vaksinimit“, tha Rama.

Ogerta Manastirliu: Në terren kemi 1100 vaksinatorë e ndihmës, ndërkohë sipas planit që sapo thatë, do kemi dhe 500 infermierë të portalit e që janë në Forcat e Armatosura që duke nisur nga java tjetër do trajnohen në “Arena Kombëtare”.

Edi Rama: Me ndihmën e Zotit besoj se do ia dalim më shpejt se sa vonë në këtë betejë të hatashme me lloj-lloj cudish.

Silva Bino: Berati më mirë nga të gjithë deri tani, shumë të organizuar, të saktë, shumë mirë.

Edi Rama: Që kur kemi sjellë një farë Ervin Demo (kryetari i bashkisë së Beratit) këtu ka pasur një shpërthim organizativ

Ogerta Manastirliu: Hapim edhe qendrën në Korçë këtë javë, Kukësi, mjekët e familjes janë vaksinuar në Shkodër, spitali i Kukësit përfundon këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat