Premtimi i madh i Bashës: Ruani faturat e COVID-19, do ua rimbursojmë ne!

Shqipëria

Premtimi i madh i Bashës: Ruani faturat e COVID-19, do ua rimbursojmë ne!

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:24
Lulzim Basha

"Regjistroni çdo shpenzim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në krizë financiare..."

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve, që të ruajnë çdo faturë të kurimit të COVID që nuk është rimbursuar nga qeveria.

Gjatë një takimi që ka bërë më mjekët dhe infermierët është shprehur se pas 25 prillit, kur ai të vij në pushtet do ta bëjë këtë gjë përmes një skemë që po punon për të lehtësuar krizën ekonomike në familjet shqiptare.

"Ruajini faturat e kurimit të COVID pasi qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka që në borxhin ku ju u ka mbytur kjo qeveri të mos jetë një gur në qafën tuaju por po mundohemi mundohet t’ua lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë që të jemi në gjendja ta vënë në zbatim pas 25 prillit.

Regjistroni çdo shpenzim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në krizë financiare", tha Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat