Shehaj takon ambasadorin Zingraf: Shqipëria ka mundësi të mëdha për investimet gjermane

Shqipëria

Shehaj takon ambasadorin Zingraf: Shqipëria ka mundësi të mëdha për investimet gjermane

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 20:42
Pamje nga takimi

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, u takua sot me një nga drejtuesit politik të fushatës së PD-së në Tiranë, ish-deputetin Agron Shehaj.

Në takim u fol për bashkëpunimin dypalësh mes vendeve dhe mundësitë e investimeve gjermane në vendin tonë.

 “Kënaqësi që bisedova me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, këtë paradite. Shqipëria ka mundësi të mëdha për investimet gjermane. Ato do ndihmojnë ekonominë tonë, por edhe uljen e emigrimit të rinisë dhe profesionistëve drejt Gjermanisë e vendeve perëndimore. Ne shqiptarët kemi respekt dhe adhurim të veçantë për Gjermaninë, prandaj le të mësojmë prej tyre si të fuqizojmë ekonominë”.

Gjermania, si vend anëtar me peshë në Bashkimin Europian, ka qenë mbështetëse e fortë për integrimin e Shqipërisë dhe ka këmbëngulur në zbatimin e kushteve të vendosura për këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat