Demalia: Basha s’duhej të afronte ato aleatë, do i bëhen shkopinj nëpër këmbë nëse merr pushtetin

Shqipëria

Demalia: Basha s’duhej të afronte ato aleatë, do i bëhen shkopinj nëpër këmbë nëse merr pushtetin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 00:54
Ilir Demalia

Publicisti nga Amerika Ilir Demalia nuk është është skeptik për aleancën e PD-së me 14 partitë e tjera. Demalia thotë se Basha nuk duhej të afronte 13 partitë, një pjesë e të cilëve nuk njihen dhe do i bëhen shkopinj nën rrota nëse fiton zgjedhjet.

 “Basha që pretendon se do të vijë në pushtet me një frymë e moral të ri nuk duhej ti afronte.

E para për anën morale që pretendon të vijë në pushtet. Ndërsa disa nga ato parti nuk i njeh as populli. Këta njerëz do të jenë shkopinj nëpër këmbë Lul Bashës, sepse e kanë vërtetuar që kur hyjnë në koalicion këta duan llokmën. Nuk kanë moral e kanë treguar.

“Nuk ikën Edi Rama duke gënjyer e duke i bërë njerëzit budallenj. Shqiptarët kur u vjen thika në fyt, edhe atë që vjen si opozitë e shohin si mesia.” thote Demalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat