Parashikimi i motit për këtë të premte

Shqipëria

Parashikimi i motit për këtë të premte

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 07:53
Ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të vijojë të jetë me kthjellime kryesisht në të gjithë territorin.

Pjesa e dytë do të shoqërohet me kalime të lehta vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë rritje në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur në vlerat nga 2 deri në 20 gradë celcius.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det, duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat