Mjekja shqiptare jep alarmin për fëmijët me Covid: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares!

Shqipëria

Mjekja shqiptare jep alarmin për fëmijët me Covid: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:52
Lida Shosha

Rastet e fëmijëve të infektuar me koronavirus, sa vijnë e po shtohen në këtë fund të muajit shkurt.

Por përveç kësaj, ka edhe raste të riinfektimit të të miturve, të cilët edhe pse mund ta kalojnë lehtësisht situatën, rrezikojnë t’ia ngjisin virusin familjarëve të tyre në shtëpi.

Doktoresha e shkencave mjekësore në Shqipëri, Lida Shosha, ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Në një postim në Facebook, mjekja ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Ndërkohë, sipas shefes së Shërbimit të Përgjithshëm të Pediatrisë, Numila Kuneshka, që nga nisja e pandemisë, rreth 2000 fëmijë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa 1 foshnjë 14 muajshe ka humbur jetën.

Postimi i plotë i Lida Shoshës:

Fëmijët po infektohen në masë.

Kujdes!!!

Fëmijët infektohen dhe transmetojnë Covidin. Mbroni jetën e fëmijëve tuaj.

Ndonëse mund të kenë antikorpe të bollshme, pasi mund ta kenë kaluar pa u ndjerë, mund te ri-infektohen përsëri.

Merrni në konsideratë Covidin veç gripit stinor.

Bëjini tampon fëmijëve.

Në të njëjtën ditë, serologjia 178.4 {numër shumë i lartë antikorpesh, që normalisht duhet të mbronin nga një ri- infektim) të fëmijës.

Tampon, në të njëjtën ditë, konfirmon klinikën e riinfektimit nga Covid, me temperaturë të lartë, kollë, lodhje të fëmijës dhe alterim të ndjeshëm të PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat