KQZ miraton fletën e votimit për 25 prillin

Shqipëria

KQZ miraton fletën e votimit për 25 prillin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:47
KQZ

Në mbledhjen e sotme të KQZ janë miratuar elementet teknike të detyrueshme të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Zgjedhësi do të votojë me një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore dhe sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2 për qind.

Letra që do të përdoret për prodhimin e fletës së votimit, përmban disa elemente sigurie. Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elemente teknik në formën e kodeve që identifikojnë numrin serial, zonën zgjedhore dhe qendrën e votimit që nuk lexohen me sy të lirë (barkod). Fletët e votimit prodhohen në blloqe pa kundërfletë.

KQZ bëri publike katër modele pak ditë më parë dhe sot u zgjedh një prej tyre të jetë fleta e votimit. Fleta është e ndarë në dy pjesë: Partia ose koalicioni dhe zgjedhja e kandidatit të partisë së ka zgjedhur më sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat