“Presioni me ndihmën ekonomike”/ PD i përgjigjet Taulant Ballës

Shqipëria

“Presioni me ndihmën ekonomike”/ PD i përgjigjet Taulant Ballës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Partia Demokratike i përgjigjet kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke theksuar se në padi pranë SPAK janë depozituar prova konkrete se si “Shtabi i tij i Peshkut” intimidon personat që marrin ndihmë ekonomike.

“Ne do të bëjmë publike evidencat që kemi dorëzuar në prokurori. Do të merremi me faktet”- thuhet në reagim.

PD thekson se pas zgjedhjeve të 25 prillit, Taulant Balla do të jetë një subjekt i drejtësisë pasi të jetë ndëshkuar nga qytetarët e Elbasanit dhe të mos ketë bablok që e mbron para ligjit.

DEKLARATA E PD:

Taulant Balla është mësuar që të bëjë edhe shkelje më të rënda se kjo për të cilën është kallëzuar në SPAK, dhe t’ja hedhë, sepse ka pasur mbrojtjen e Edi Ramës. PD ka depozituar prova konkrete se si “Shtabi i tij i Peshkut” intimidon personat që marrin ndihmë ekonomike, përmes telefonatave.

Taulant Balla nuk del dot në qytet, dhe nuk mund të shfaqet para qytetarëve për shkak të mashtrimeve elektorale dhe abuzimit me pushtetin, ndaj vepron me metoda presioni ndaj qytetarëve në nevojë. Ne do të bëjmë publike evidencat që kemi dorëzuar në prokurori. Do të merremi me faktet.

Deklaratat që burojnë nga dëshpërimi i humbjes së sigurt, dhe nga angazhimi që kemi për të hetuar aferat korruptive sapo të vijmë në pushtet, le t’i mbajë për t’u ngushëlluar edhe këto pak ditë që i kanë ngelur. Pas 25 prillit, Taulant Balla do të jetë një subjekt i drejtësisë, pasi të jetë ndëshkuar me votën masive në gjithë Qarkun e Elbasanit, dhe pasi të mos ketë bablok që e mbron para ligjit.

Më 25 Prill #ShqipëriaFITON ??✌️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat