A do futemi në karantinë? Mira Rakacolli zbulon qëndrimin e Komitetit Teknik: Qytetarët...

Shqipëria

A do futemi në karantinë? Mira Rakacolli zbulon qëndrimin e Komitetit Teknik: Qytetarët...

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 06:41
Mira Rakacolli

Në 24 orët e fundit, 20 pacientë të moshave 56-76 vjeç kanë humbur jetën nga covid në Shqipëri, duke e çuar numrin e viktimave 1,756 në total.

Situata vijon të jetë kritike, ndërsa edhe numri i infeksioneve është i lartë, ku konkretisht dje u regjistruan 916 infektime të reja. 

Por a pritet të ketë kufizim të masave?

Mira Rakacolli theksoi për Report Tv se duke u bazuar në krahasimin e shifrave, ka një ulje të rasteve të infektimeve. Zv.ministrja theksoi se nuk sugjerojnë një mbyllje totale dhe se bazuar në shifra shpresojnë që tendenca është në rënie.

‘Ajo që ne jemi munduar të bëjmë është që të gjitha masat të merren mbi bazën e analizës së numrave. Indikatorët që monitorojnë situatën janë, numri i rasteve, incidenca, numri të shtruarve në spital numri i qytetarëve që humbin jetën. Shifrat nuk janë në rritje, këtu gabojnë njerëzit. Po të shihni shifrat zyrtare, mesatarja javën e kaluar ishte 1166 të infektuar dhe këtë javë 1024. Kemi një numër më të vogël të rasteve këtë javë, edhe incidenca ka një rënie. Të shpresojmë se kjo është një tendencë në rënie. Nuk sugjerojmë mbyllje totale, duke marrë parasysh edhe rastet. Nuk ka paralelizëm me Marsin e vitit të kaluar. Që të eliminojmë pandeminë nuk bëhet me masa të imponuara, duhet që ë binden njerëzit. Qytetarët duhet të bashkëpunojnë, për veten e tyre duhet të dalin me maskë, pasi mbrojnë veten edhe të tjerët.’- tha Rakacolli.

‘Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinë Pfizer në vendin tonë', deklaroi Rakacolli, duke shtuar gjithashtu se brenda 10 ditëve të para të Marsit do të vijnë 14.400 dozat e para të Covax.

Duke folur për planin e vaksinimit, që pritet të zgjasë 14 muaj, Rakacolli tha se i gjithë ky proces shpreson që të përfundojë para marsit të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat