Moti do të jetë në favorin tuaj, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Shqipëria

Moti do të jetë në favorin tuaj, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 07:35

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë motin në territorin shqiptar gjatë paradites.

Por orët vijuese sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve. Edhe nata parashikohet të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 2°C deri në 21°C.

Era era do të fryje kryesisht mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë me Adriatik dhe Jon dallgëzim 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat