Covid del jashtë kontrollit, 41 të vdekur në dy ditë

Shqipëria

Covid del jashtë kontrollit, 41 të vdekur në dy ditë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 07:44
Ilustrim

Shqipëria vijon të regjistrojë shifra alarmante të covid 19, ku vetëm 24 orët e fundit kanë humbur jetën 20 persona dhe janë regjistruar 916 raste të reja.

Situata vijon të jetë shqetësuese edhe në spitale, ku 625 pacientë po marrin trajtim mjekësor, 3 më pak se dje.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.”, njofton ministria.

Vetëm në dy ditët e fundit Shqipëria ka regjistruar 41 të vdekur, një bilanc tronditës për një vend të vogël.

Në total, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 1,756 viktima. Sipas të dhënave zyrtare, kemi 35,466 raste aktive me covid, ku Tirana mban shifrat më të larta.

11,136 të vaksinuar në total

Gjatë ditës së djeshme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID.

849 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat