Qytetarët e Vlorës në radhë për tamponë, Elbasan rriten rastet e reja

Shqipëria

Qytetarët e Vlorës në radhë për tamponë, Elbasan rriten rastet e reja

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Ilustrim

Sipas protokollit shëndetësor, testimi Covid i qytetareve kryhet në shtëpi.

Në Vlorë specialistët e ISHP e refuzojnë atë.  

Për pasojë dhjetëra qytetarë presin në radhë pranë këtij institucioni.
“Në radhë, kam 1 orë e gjysmë. E kam paguar taksinë kama ardhur, që kështu s’duhet të iki,” thotë një qytetare.

“Po janë në hall njerëzit, të gjithë. Të gjithë janë të sëmurë,” thotë një  qytetare tjetër.

“Kam mamanë aty që jemi në një familje, asaj s’kam çfarë t’i bëj do t’i ri afër,” thotë një qytetar.

Burime nga qendra e Kujdesit Shëndetësor Parësor bëjnë të ditur se në Vlorë ka vetëm 100 tamponë për një ditë.


Në Elbasan ndërkaq, rritja e menjëhershme e rasteve Covid dyshohet të ketë ardhur nga mutacioni i virusit, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht në pak dite aty janë ri-infektuar 5 persona.


“Është si pasojë e rasteve pozitive që vijnë duke u shtuar, familjarëve që ka pasur raste që mund të kenë qenë 2-3 veta të infektuar në shtëpi.

Ne na është dashur që raste të cilat kanë qenë ri-infektime, është e mira dhe sipas udhëzimit që na ka ardhur nga Instituti i Shëndetit Publik t’i merret tamponi RTPCR i Tiranës, në mënyrë që të kapen mutacionet e reja të infeksionit viral Covid,” thotë një mjeke.


Në këtë qytet ka përfunduar vaksinimi i mjekëve në spitale dhe dozat e tjera kanë shkuar për Gramshin,Peqinin dhe Librazhdin. Nga e shtuna pritet të fillojë vaksinimi i mjekëve të qendrave shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat