Banorët e Malbardhës në Milot pa ujë të pijshëm, në verë rezervuari thahet

Shqipëria

Banorët e Malbardhës në Milot pa ujë të pijshëm, në verë rezervuari thahet

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:25
Milot

Problem në vendin tonë në shumë zona vijon të mbetet edhe furnizimi me ujë të pijshëm. I tillë është edhe fshati Malbardh i Milotit.

Gjatë verës ky rezervuar thahet për shkak të mungesës së reshjeve.

Uji i pijshëm mbetet një problem i vjetër për të cilin banorët kërkojnë zgjidhje pasi stina e nxehtë po afron.

“Ne vetëm 7 muaj mund të furnizohemi me të sepse kaq ka  kapacitetin. Rezervuari është i madh, por nuk ka grumbullim uji, dhe ndodh që diku uji shkon diku jo. Kemi ujë sa për të pirë sepse edhe për tu larë vështirë se mund ta sigurojmë”, tha kryeplaku, Ramazan Hidri.

Endri Kola përfaqësuesi i shoqërisë civile është në mbështetje të banorëve për të fituar këtë të drejtë minimaliste për të jetuar.

“Ne synojmë që zëri ynë të shkojë tek institucionet në mënyrë që të marrin masa për rezervuarin që të mos ketë më probleme”, tha Endi Kola.

Rezervuari ndodhet në një pozicion ku sa herë ka shira të rrëmbyer, rrezikon të shembet. Që kjo mos të ndodhte 2 vjet më parë pati një investim, por që nuk ishte rezistent.

“Prita këtu është drejt shkatërrimit, mund të shkojë edhe një vit dhe do të prishet bashkë me rezervuarin”, tha ai.

Ramazan Hidri Kryeplak akuzon njësinë administrative është indiferente kundrejt banorëve.

Ndërmarrja e ujësjellësit dhe bashkia e Kurbinit nuk e  kanë ende një plan  për tu ardhur në ndihmë banorëve, për t’ju siguruar ujin e pijshëm.

Në Malbardh të Kurbinit jeton 150 familjeve, të cilët presim që institucionet të reagojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat