Banorët te Bulevardit të Ri i ankohen Vokshit: Jetojmë si në geto, qeveria na ka braktisur

Shqipëria

Banorët te Bulevardit të Ri i ankohen Vokshit: Jetojmë si në geto, qeveria na ka braktisur

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:55
Banorët e kësaj zone i janë ankuar Vokshit për problemet e tyre

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi zhvilloi një takim ditën e sotme me banorë të njësisë 9, të cilët jetojnë tek zona e bulevardit të ri.

Banorët e kësaj zone i janë ankuar Vokshit për problemet e tyre, duke shtuar se janë të braktisur nga qeveria dhe bashkia.

Një zonjë i tha na Vokshit se ka në shtëpi vetëm 1 mijë lekë, jeton me borxhe dhe me lista në dyqane.

“Marr asistencë 15 mijë lekë të vjetra. Fshihem, kur kaloj para dyqaneve, nga borxhet”.

Ndërsa 2 kryefamiljarë të tjerë dëshmuan se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin e caktuar pas prishjes së shtëpive. 

“Më prishëm shtëpinë që e kisha prej 100 vjetësh. Nuk kam marrë asnjë lek. Na e morën shpirtin fare.”

“Na i shembën shtëpitë me dhunë dhe na kanë braktisur këtu si në geto, ku nuk kemi asnjë dalje ne bulevard dhe komunikim me hapësirat e tjera.”

Nga ana e saj, Vokshi u shpreh se qeveria në 8 vjet e ka lënë në baltë Shqipërinë dhe se shtoi s enë 25 prill do të votohet për ta çuar në shtëpi kryeministrin Rama.

“8 vjet e ka lënë në baltë Shqipërinë, ju ka lënë juve në baltë. As shërbime, pas punë, tani ju grabit dhe pronat me dhunë pa kompensim. Ky kryeministër, nuk ka menduar as për ju që ia keni dhënë votën. Është siç thonë shqiptarët – i mbush xhepat e vet dhe nuk do t’ia dijë për asnjë. Në 25 Prill të votojmë që ta çojmë Ramën në shtëpi, që të fitoni atë që ju takon. Fëmijët tuaj nuk mund të jetojnë në kushtet e një getoje. Do të nxjerrim Shqipërinë nga kriza dhe do të punojmë për fëmijët dhe të rinjtë që mos largohen nga vendi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat