“Situata delikate, mbi 600 pacientë po marrin trajtim” Manastirliu takim me bluzat e bardha tek Covid3

Shqipëria

“Situata delikate, mbi 600 pacientë po marrin trajtim” Manastirliu takim me bluzat e bardha tek Covid3

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme është ndalur në spital Covid3, ndërsa ka zhvilluar një takim me personelin shëndetësor.

Manastirliu tha se synohet që brenda dy javëve të marsit të mbyllet edhe procesi i vaksinimit për bluzat e bardha.

“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor në të gjitha spitalet Covid është drejtuar tek shërbimi i pacientëve.

Janë më shumë se 600 pacientë duke u trajtuar në spitalet tona Covid”, u shpreh Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat