Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe një i plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe një i plagosur

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë me një bilanc një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Gjokaj në Vorë.

Policia sqaron se mjeti me drejtues H. S., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është për përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Image

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat