Përfundon vaksinimi i mjekëve në Vlorë/ Të dielën nis dhënia e dozave te të moshuarit

Shqipëria

Përfundon vaksinimi i mjekëve në Vlorë/ Të dielën nis dhënia e dozave te të moshuarit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Kjo fundjavë shënon mbylljen e procesit të vaksinimit në qytetin e Vlorës për stafin mjekësor.

Të dielën nis kryerja e injeksionit për personat që bëjnë pjesë në grupet e riskut. Vlerësimi do të bëhet nga mjekët e familjes, duke filluar nga moshat mbi 80 vjeç.

Ndërkohë kur numri i të infektuarve është në rritje kreu rajonal i Operatorit të sherbimit të kujdesit shëndetësor, konfirmon se janë marrë 10 mijë teste të shpejta, për t’u përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Krahas Vlorës e Korçës, procesi i vaksinimit për të moshuarit dhe bluzat e bardha vijon në qendrat e dedikuara edhe në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Berat e Kukës. Ndërkohë, të hënën do të mbërrijë edhe dërgesa e radhës nga kompania Pfizer, sikuse njoftoi një ditë më parë, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat