‘Shpejt prangat’…Momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit nga policia

Shqipëria

‘Shpejt prangat’…Momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit nga policia

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit nga policia

Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit. Video e siguruar nga “Dosja.al” është filmuar mesditën e 24 shkurtit 2021, disa sekonda pasi efektivët e Forcave Operacionale bënë të mundur prangosjen e Cukalit.

“Shpejt prangat”, dëgjohet në video njëri prej efektivëve, ndërsa Cukali, “i forti” i Myslym Shyrit është i shtrirë përtokë.

I veshur me një bluzë blu të errët, xhinse dhe atlete, Cukali nuk ka bërë rezistencë. Shoku i tij, po ashtu nuk ka kundërshtuar ndalimin.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga pengmarrje, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë euro në muaj.

Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004 në rrugën “Myslym Shyri” pas një konflikti për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë Gjergji Cukali u arrestua, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat