Rama prezanton të rinjtë e Korçës që fitojnë të paktën 1,000 dollarë në muaj përmes platformës online

Shqipëria

Rama prezanton të rinjtë e Korçës që fitojnë të paktën 1,000 dollarë në muaj përmes platformës online

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje disa minutëshe ka prezantuar një grup të rinjsh nga Korça, që fitojnë me punën e tyre, minimumi 1,000 dollarë në muaj.

Të rinjtë e prezantuar në video, duket se fitojnë para duke përdorur platformën Fiverr, ku ofrojnë shërbime të ndryshme online.

Nga nga vajzat e prezantuar në video shprehet: “Fiverr është një aplikacion, ku ti mund të regjistrohesh dhe të vendosësh disa punë të cilat t’i mund t’i kryesh. Punë që ti mund t’i bësh më mirë. Unë personalisht jam social media manager, menaxhoj kompani nga e gjithë bota. Kompani që kanë ushqime, veshje. Arsyeja që unë jam këtu do të thotë që fitoj shumë. Më minimalen, 1,000 dollarë në muaj.”

Bashkë me videon, kreu i qeverisë shkruan: “Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera.”

Kujtojmë se më herët gjatë këtij muaji, deklaratat e Ramës për “100 të rinj në Korçë që ai tha se fitonin të paktën nga 1000 deri në 7000 euro në muaj pa punuar as në shtet dhe as në privat”, shkaktuan një numër të madh reagimesh në rrejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat