Rama u përgjigjet ndjekësve: S’ka turp më të madh se sa një parti që flet për biftek 1 mijë dollar për të ushqyer peshqit e saj!

Shqipëria

Rama u përgjigjet ndjekësve: S’ka turp më të madh se sa një parti që flet për biftek 1 mijë dollar për të ushqyer peshqit e saj!

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur ndjekësve në Facebook pasi publikoi videon me disa të rinj nga Korça që tregonin se si përfitonin minimalisht 1000 dollarë në muaj falë vetëpunësimit.

Nuk ka munguar reagimi, ku një prej ndjekësve donte të dinte se cila ishte lidhja e qeverisë me vetëpunësimin e të rinjve që kanë zgjedhur këtë metodë për të siguruar të ardhura për veten.

Ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë: “Ka një lidhje shumë të rëndësishme, respektin për këta njerëz prej të cilëve duhet të marrë shembull kushdo që ankohet e shan kafeneve, ndërkohë që ne qeveria kemi marrë shembull për krijimin e një program të ri për mbështetjen e kësaj kategorie!”

Një tjetër ndjekësi që thoshte se duhet falenderuar për arritjet individuale, Rama i tha: “Jo, asnjë bravo s’ka për qeverinë këtu, por ka vetëm respekt nga qeveria për këta njerëz fantastikë që provojnë shumë me punën e tyre për të gjithë ata që vetëm ankohen e shajnë në kafene!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat