Berisha del me paralajmërimin e fortë për Ramën: Do të marrë 20 shkurtin si baballarët e tij!

Shqipëria

Berisha del me paralajmërimin e fortë për Ramën: Do të marrë 20 shkurtin si baballarët e tij!

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:57
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse Rama prek votën e 25 prillit do të pësojë fatin e baballarëve të tij shpirtëror.

"Po preku votën, Rama do të marrë 20 shkurtin. Do të ndjekë fatin e baballarëve të tij. Do të ketë banda dhe me të fortë. Opozita po vëzhgon. Po liron njerëz nga burgu Ardian Çela me Gjuzin, por faturën do ta kenë.

Qoftë me programin, qoftë me kandidatët, PD ka bërë një punë shumë të mirë. Programi është i shkëlqyer dhe ka vendosur në qendër qytetarin.

Kam dëgjuar Lulzim Bashën që ka folur për dyfishim rrogash dhe nuk ka gjë më të merituar për qytetarët se ky", u shpreh Berisha për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat