“Faleminderit që dhuruat gjak për nënën time!”/ Djali surprizon njerëzit që i shpëtuan jetën nënës së tij

Shqipëria

“Faleminderit që dhuruat gjak për nënën time!”/ Djali surprizon njerëzit që i shpëtuan jetën nënës së tij

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:27
Foto

Jeta shpesh herë na vendos përballë vështirësive nga më të ndryshmet, vështirësi që më shumë përpjekje dhe me mbështetjen e të afërmve tanë arrijmë t’ia dalim.

Por fatkeqësisht pavarësisht përpjekjeve të shumta, ndodh që jeta tregohet mizore dhe na merr njerëzit më të dashur. E tillë ishte dhe historia e Blerimit, djalit nga Durrësi që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Blerimi në studio rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar ai dhe familja e tij përgjatë gjithë këtyre viteve. Problemet sipas Blerimit kishin nisur shumë vite më parë, kur nëna e tij kishte pësuar aksident automoblisitik, me pasojë dëmtime fizike në shtyllën kurrizore.

Por për familjen e Blerimit, aksidenti i nënës nuk ishte i vetmi problem, pasi ata u përballën me probleme të mëdha ekonomike. Babai i Blerimit, Agroni për të përballuar këto vështirësi kishte filluar të shiste banane. Blerimi dhe motra e tij, për të ndihmuar familjen kishin filluar punë në një call center, ku punonin mbi 12 orë.

Shëndeti i nënës së Blerimit kishte filluar të përkeqësohej, ajo kishte humbur aftësinë e të folurit e të kuptuarit, gjithashtu ishte diagnostikuar dhe me Alzhaimer. Një ditë ajo ishte rrëzuar dhe kishte nevojë urgjente për operacion, por nuk kishte rezerva të mjaftueshme gjaku. Në ndihmë Blerimit i kishin ardhur dy miqtë e tij më të mirë, të cilët kishin dhuruar menjëherë gjak, por fatkeqësisht disa muaj më pas, nëna e Blerimit kishte ndërruar jetë.

Për këtë arsye Blerimi kishte dërguar dy ftesa, një për shokun e tij, Henrin që t’a falenderonte që i shpëtoi mamanë e tij duke dhuruar gjak, ndërsa ftesa tjetër ishte për babain, Agronin. “Babi ne u përpoqëm shumë që t’i zgjasnim jetën nënës sonë. Nuk e harroj kurrë ditën kur mamaja kishte nevojë për gjak, ti babi ishe i pari. Unë dua të të falenderoj ty babi, por dhe Henrin sepse pa ju nëna nuk do i’a kishte dalë mbanë! Dhe babi dua të të kërkoj falje për çdo gjë, dije se do jem gjithmonë pranë teje.”,- ishte mesazhi i Blerimit për Agronin dhe Henrin.

Blerimi për të surprizuar babain e tij, kishte kërkuar ndihmën e aktorit tepër të dashur për publikun e gjerë, Gaz Paja, i cili i’u drejtua me këto fjalë: “Bravo të qoftë për këtë kurajo që ke, por duhet të bëhesh tepër i fortë. Nëna është dhimbje tepër e madhe prandaj e kuptoj tepër mirë dhimbjen tuaj.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat