Vuri në listën e kandidatëve për deputetë mësuesen e vdekur, Gjuzi: Lapsus, kur e vura re...

Shqipëria

Vuri në listën e kandidatëve për deputetë mësuesen e vdekur, Gjuzi: Lapsus, kur e vura re...

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 06:41
Perika Xhuli, Kujtim Gjuzi

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, në listën e kandidatëve për deputetë që publikoi dje, kishte përfshirë një mësuese, e cila ka 4 muaj që ka vdekur.

Ishte arkitekti Astrit Seranaj i cili denoncoi këtë skandal, ku tha se mësuesja që Gjuzi kishte vendosur në listë, Perika Xhuli, kishte ndërruar jetë, ndërsa reagoi ashpër ndaj deputetit.

Ndërkohë, Gjuzi ka reaguar pas kësaj, duke e konsideruar atë një “lapsus të stafit” dhe se lista e kandidatëve për deputetë e publikuar dje, ishte e një viti më parë dhe nuk ishte rifreskuar.

“Ka qenë lapsus dhe është korrektuar. Ka qenë gabim. Kandidatët që vendosim në listë vijnë të gjithë në zyrë, por atje ku kanë qenë të rreshtuar te lista paraprake, që është një vjeçare, e ca më tepër. Kam pasur një komunikim me familjen e saj dhe e kam korrektuar.

Gabimisht. Ajo ka qenë anëtare e partisë Konservatore. Astrit Seranaj është me vonesë, pasi e kam korrektuar. Është lapsus administrativ. Po ta kisha parë unë…por në momentin që e vura re e hoqa.

Në vend që të shikojnë aty profesorë, doktorë të shkencave shkojnë kapen në një lapsus shkrimor, administrativ, që është e stafit. Kemi qenë me ngarkesë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat