Rama poston pamjet nga kantieri i ndërtimit të banesave në Fushë-Krujë: Do jetë një ndër lagjet më të bukura

Shqipëria

Rama poston pamjet nga kantieri i ndërtimit të banesave në Fushë-Krujë: Do jetë një ndër lagjet më të bukura

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:35
Fushë-Krujë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar një video në “Facebook”, ku shihet lagja e re e rilindur e Fushe re e rilindur e Fushë-Krujës.

Teksa ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit, kreu i qeverisë ka theksuar se këta persona nuk do të jenë kurrë vetëm.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Mirëmëngjesi

dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t'i lemë vetëm, ju uroj një të dielë të qetë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat