“E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë”, Erion Braçe publikon historinë e veçantë të gjysh Markut

Shqipëria

“E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë”, Erion Braçe publikon historinë e veçantë të gjysh Markut

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:24
Erion Braçe ka ndarë përmes një postimi në rrjete sociale historinë e guximshme të një gjyshi nga Divjaka

Zv.kryeministri, Erion Braçe ka ndarë përmes një postimi në rrjete sociale historinë e guximshme të një gjyshi nga Divjaka, i cili sëbashku me të birin, Ervisin prodhojnë tapete bari.

Braçe shkruan së gjysh Marku e ka parë në Angli 7 më parë dhe e ka zhvilluar në tokën e tij në Këmishtaj të Divjakës.

“Prej kur vendosi te bej këtë, shume mund, djerse, sakrifica, pune plot pasion është investuar ne këto toka, te cilat prodhojnë tapetet e barit me te mira ne Shqipëri.”, shkruan zëvendëskryeministri.

Braçe thekson se pasioni i tij ka bërë bashkë të rinj që merren me tapetet e barit.

“Qilimi i Blertë është produkti i tyre! Ja qe kafeneja nuk te jep emër, nuk është pune te rrish aty, ndaj te mungojnë përherë te ardhurat!”, shkruan Braçe në fund të postimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat