Dritë jeshile për mësuesit, do të vaksinohen me AstraZeneca në mars

Shqipëria

Dritë jeshile për mësuesit, do të vaksinohen me AstraZeneca në mars

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të dielë Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, aty ku vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.

Ndërkohë nesër  do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer.

Kryeministri Rama thotë se brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.

Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë që prej nisjes së procesit në vendin tonë janë kryer 12,467 vaksinime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat