Rama: Mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia

Shqipëria

Rama: Mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Edi Rama

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në kuadër të platformës "deputeti që duam".

Sipas Ramës, në 25 prill do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë përpara apo nëse sipas tij do të ngecin në gropën e asaj politike që çoi vendin në humnerë. Këtu Rama theksoi se mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.

"Kjo do tregojë nëse do ecim apo të të ngecim në gropën e asaj politike që na çoi në humnerë. Kemi bërë shumë, shumë më shumë se ata që e kishin këtë detyrë para nesh por skemi bërë sa duhet , pasi ky mandat u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.

Nuk jemi kursyer në përpjekjet tona asnjë ditë. Unë vetë kam bërë çmos në krye të të gjitha përpjekjeve duke vënë mishin dhe shpirtin në këtë detyrë për ta merituar nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Grupi jonë me profile të reja, për çdo rol”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat