Kush është defekti më i keq në PS? Rama vë në siklet kandidatët e rinj për deputet

Shqipëria

Kush është defekti më i keq në PS? Rama vë në siklet kandidatët e rinj për deputet

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:41
Prezantimi

Në prezantimin e kandidatëve të rinj për deputet që Partia Socialiste ka zgjedhur nëpërmjet procesit “Deputeti që duam”, kryesocialisti Edi Rama i ka vënë në siklet dy personat e parë folëm.

“Nëse PS-ja është kaq mirë sa thua ti, atëherë pse ti kërkon të futesh në PS. Dua të di se cili është defekti më i madh i PS-së?”, iu drejtua Rama, kandidates Dhora nga qyteti i Maliqit.

Rama u shpreh se kur ai hyri në PS një nga arsyet ishte se kishte defekte kjo parti.

“Njerëzit e thjeshtë në PS duhet të jenë më prezent në PS”, ishte përgjigja e kandidates. Por Rama iu drejtua duke e kundërshtuar se “në PS të gjithë njerëzit e thjeshtë janë. Taulant Balla nuk vjen nga një familje me një status, as Erjoni. Të gjithë vijnë nga një familje e zakonshme, e shtresës së mesme në përgjithsi”, iu përgjigja kandidatja e përzgjedhur.

Por Rama iu përgjigj se ajo në fushatë me njerëzit duhet të flasë dhe  se çfarë gjërat duhen ndrequr. "Unë jam vetë i pakënaqur me qeverinë, me PS dhe me veten time. Kështu që nuk është kaq e lehtë kjo punë", tha Rama.

Ndërsa kandidati tjetër nga Shkodra, Kabir Fishta deklaroi se mangësia e PS-së janë mungesa e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat