“Fshatrat e Fierit të harruara”, Alibeaj: Në 25 Prill i japim fund të keqes, puna në fshat do të shpërblehet

Shqipëria

“Fshatrat e Fierit të harruara”, Alibeaj: Në 25 Prill i japim fund të keqes, puna në fshat do të shpërblehet

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:02
Enkelejd Alibeaj

Kordinatori politik i Partisë Demokartike për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, bisedoi me banorë të fshatit Vlosh në Roskovec, një zonë sipas tij e harruar nga pushteti i çdo niveli.

 Alibeaj tha se prania e qeverisë ndihet vetëm me gjoba dhe taksa.

“Në 25 prill secili prej nesh duhet duhet të bëjë një analizë të vogël të këtyre 8 viteve, si në pushtetin qëndror ashtu dhe atë lokal. Çfarë ka ndodhur? Ka 8 vite që ne, familja jonë, ekonomia  jonë, punët janë në vendnumëro. Nuk ka asnjë ndryshim nga 8 vite më parë. Këtu është shpopulluar i gjithë fshati, një dramë e madhe që na ka kapur. Mblidhesh në darkë në shtëpi, ke 2-3 karrige bosh.

Kanë ikur djemtë dhe vajzat. 25 prilli është dita që do të shënojë shumë gjëra në vendin tonë, që djemtë të mos të ikin, të fillojë mbështetja për bujqësinë, prodhimi juaj të shitet. Zgjidhja është të bëhemi bashkë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat