‘Mbroj bindjet e mia’, vajza e prokurorit që aplikon në PS i thotë defektin Ramës: Jeni pak arrogant

Shqipëria

‘Mbroj bindjet e mia’, vajza e prokurorit që aplikon në PS i thotë defektin Ramës: Jeni pak arrogant

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:29
Edi Rama

Vajza e ish-prokurorit Xhevat Hana, Albana Hana është një prej aplikanteve virtuale për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo u pyet nga kreu i qeverisë Edi Rama për një defekt të tij dhe të Partisë Socialiste.

Ndër të tjera ajo tha se PS duhet të mbajë më afër ata që nuk e kanë tradhëtuar kurrë. “PS është shumë e ndjeshme ndaj fëmijëve plangprishës. Duhet ndoshta të mbajë pak më afër ata që nuk e kanë tradhëtuar kurrë. Unë e para”, tha ajo.

Ndërsa ndalur tek figura e kryeministrit ajo tha se ai është i drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë edhe pak arrogant. “Jeni shumë i drejtpërdrejtë. Kjo është pozitive por ka edhe anën e vet negative. Sepse i vë njerëzit pak në ndroje. Jeni pak arrogant”.

Kreu i qeverisë u shpreh se preferon t’i mbrojë bindjet e tij me çdo kosto dhe ndoshta ndonjëherë e bën të duket arrogant.

“E thonë shpesh. Drejtpërdrejtësia, ndonjëherë mbase me tepri. Unë preferoj të mbroj bindjet e mia me çdo kosto. Faleminderit që më në fund e nxore një fjalë të sinqertë edhe në aspektin jo pozitiv”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat