‘SPAK të hetojë’, denoncimi i PAA: Shoqëruesit e ministres Gjonaj, shpërndanë legalizime për vota

Shqipëria

‘SPAK të hetojë’, denoncimi i PAA: Shoqëruesit e ministres Gjonaj, shpërndanë legalizime për vota

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj ka bërë një denoncim publik ndërsa thekson se “‘banda e rilindësve’ është hedhur në sulm për vjedhje të votave”.

Sipas tij, shoqëruesit e ministres së Drejtësisë Gjonaj janë kapur me “presh në dorë” në një krim elektoral, ndërsa shton se ata kanë shpërndarë 12 legalizime në njësinë administrative nr.7, në këmbim të votave.

Mes të tjerash ai thekson se “dje hajdutë të votave të Dibrës të dënuar me vendim gjykate, janë parë duke shpërndarë leje legalizimi në këmbim të votave.”. Mes të tjerash Tafaj, në emër të PAA i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të partnerëve strategjikë dhe institucioneve ndërkombëtare që të imponojnë respektimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

DENONCIMI I TAFAJT

Bandat e rilindasve hajdutë janë hedhur në sulm për të vjedhur votat e shqiptarëve.

Shoqëruesit e ministres së Drejtësisë Gjonaj kapen me “ presh në dorë” në një krim elektoral.

Në 27 shkurt Ministria Gjonaj shpërndan në njësinë administrative nr. 7 për blerje vote 12 legalizime.

PAA po paraqet sot me prova konkrete krimin elektoral të rilindasave hajdutë të votave, parave dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Me makinat e ministres Gjonaj, me shoqëruesit e ministres Gjonaj dhe ndoshta edhe me vetë ministren Gjonaj të strukur brenda makinës së saj, dje hajdutë të votave të Dibrës të dënuar me vendim gjykate –janë parë duke shpërndarë leje legalizmi në këmbim të votave.

Ky nuk është një rast i vetëm. Vjedhja e votave nëpërmjet angazhimit të bandës kriminale në Dibër dheDurrës, e bëri qeverisjen e vendit më të keqe, i varfëroi më shumë shqiptarët dhe ju vrau atyre shpresën dhe perspektivën për të ardhmen europiane.

Rasti konkret përbën një krim elektoral. SPAK duhet të veprojë menjëherë duke bllokuar për hetim të thelluar të gjithë regjistrat e dhënies së lejeve të legalizimit pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve. ?do vendim i marrë nga ?do rilindas hajdutë dhe të pa shpresë, ?do qindarkë e harxhuar nga qeveria dhe kryetarët e bashkive, ?do punësim abuziv në ?do institucion dhe kompani publike në shkëmbim të votave, duhet të hetohet si krim elektoral. Askush nuk mund të shpresojë për një Shqipëri më të mirë me qeveritarë si të ?etës së “Ali Baba-së me 40 hajdutë” .

Ne nuk mund të ndalim varfërinë tonë shpirtërore dhe materiale duke toleruar vjedhjen e votave dhe të shpresës. PAA i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të partnerëve tanë strategjikë dhe institucioneve ndërkombëtare që jo të mbajnë shënime për raportet pas zgjedhjeve por të imponojnë respektimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të dënojnë publikisht ?do tendencë të vjedhjes së votave duke luftuar krimin elektoral që po ndodh, të ndihmojnë realisht Shqipërinë dhe shqiptarët në luftën kundër kësaj bande qeverisëse.

PAA i bën thirrje ?do votuesi shqiptar të mos ja shesë integritetin dhe votën e tij asnjë partie politike të majtë apo të djathtë, por të votojë i lirë. PAA është e shqetësuar se kush shet votën blen varfërinë e tyre të përhershme prandaj, ju bën thirrje të gjithë votuesve dhe shoqërisë civile të denoncojnë në kohë dhe me prova konkrete ?do akt të shitblerjes së votave. Angazhimi i tyre për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre është sot më i domosdoshëm se kurrë për të shpëtuar nga rilindasit hajdutë dhe për të provuar se shqiptarët janë të lirë dhe të përkushtuar për të ardhmen e tyre më të mirë. Provat e këtij krimi PAA do t’i paraqesë edhe në SPAK.

Reagimi ynë ndaj veprimeve që përbëjnë krim elektoral nuk do të ndalet këtu por me fakte dhe prova do të denoncojmë pranë organeve kompetente ccdo veprim të paligjshëm që synon në tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat