Me armë pa leje dhe kokainë në makinë, i riu “merr në qafë” edhe shokun

Shqipëria

Me armë pa leje dhe kokainë në makinë, i riu “merr në qafë” edhe shokun

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një i ri ra në prangat e policisë së Korçës  për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Sandri Krasta.

Policia arrestoi edhe shokun e tij Armando Çallëku për “Moskallëzim krimi”.

Policia sekuestroi një armë sportive, një krehër me municion pa leje dhe disa doza me lëndë narkotike kokainë.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas po qarkullonin me armë dhe drogë në një automjet tip “Benz”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit në lagjen nr. 9, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar  në mjetin me drejtues shtetasin A. Ç., 19 vjeç, banues në Durrës dhe me pasagjer pronarin e mjetit, shtetasin S. K., 31 vjeç, lindur në Pirg, Korçë dhe banues në Durrës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive tip pistoletë, një krëhër me 8 fishekë dhe në sendet personale të shtetasit S. K., u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë” njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. K. dhe A. Ç.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”,  “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat