Aksident në autostradën Vlorë-Levan, makina ndahet në dysh

Shqipëria

Aksident në autostradën Vlorë-Levan, makina ndahet në dysh

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Levan.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete, ku siç duket nga pamjet e siguruara nga Ora News, një nga makinat është ndarë në dysh.

Dyshohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat