Gjergj Cukali kërkon lirinë, mbrojtja pretendon se nuk ka prova shkencore apo shkresore

Shqipëria

Gjergj Cukali kërkon lirinë, mbrojtja pretendon se nuk ka prova shkencore apo shkresore

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Gjergj Cukali

Pasi gjykata e shkallës së parë e la në burg, Gjergj Cukali, i cili akuzohet si organizator për shpërthimin me tritol në makinën e Gjon Menës kërkon lirimin nga qelia. Avokati mbrojtës ka përgatitur ankimin që do ta dorëzojë në Apel. Sipas mbrojtjes, deklarimet e Enver Jakimit nuk bazohen në prova shkencore dhe shkresore.

Dy ditë më parë gjykata penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë  “arrest me burg” për të fortin e “Myslym Shyrit” Gjergj Cukalin, i cili akuzohet si organizatori i atentatit të dështuar që iu be Gjon Menës me 9 shkurt në Kamëz.

Burime bëjnë me dije se Cukali do të kërkojë lirinë duke iu drejtuar gjykatës së Apelit për të ankimuar vendim e shkallës së parë.

Avokati mbrojtës i 42 vjeçarit thotë për Ora News se për klinetin e tij nuk ka prova të cilat e implikojnë atë në ngjarje, qofshin ato shkencore apo shkresore.

Po ashtu në dokumentin që pritet të dorëzohet në gjykatën e Apelit, mbrojtja thekson se hetuesit kanë bërë kualifikim të gabuar të veprës penale, atë të vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë.

Në arsyetimin e kësaj pike thuhet nga pala mbrojtëse se objekt i këtij shpërthimi ka qenë automjeti i Gjon Menës dhe jo vetë ai.

Për të mbështetur këtë fakt ata ia kanë paraqitur edhe pamjet filmike, por edhe vetë dëshime e shënjestrës së atentatit.

Organi i akuzës si provë kyçe ka vetëm dëshminë e të penduarit dhe tashmë bashkëpunëtorit të drejtësisë Enver Jakimi, i cili ka treguar para hetuesve të gjithe skemën e ngjarjes.

Sipas tij, në rast se do të përmbushej misioni, Gjergj Cukali do ju jepte një shumë prej 30 mijë euro.

Sipas dëshmisë, ditën e ngjarjes kur dy kushërinjtë Enver dhe Edmond Jakimi ka vënë lëndën plasëse poshte gomës së automjetit të Gjon Menës kanë telefonuar Cukalin.

Tashmë pritet që hetuesit të avancojnë me hetime duke analizuar tabulatet telefonike për të provuar nëse deklarimet e Enver Jakimit janë të vërteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat