Detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin Fier-Vlorë/ 40-vjeçari me shpejtësi ‘skëterrë’ goditi automjetin e të rinjve

Shqipëria

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin Fier-Vlorë/ 40-vjeçari me shpejtësi ‘skëterrë’ goditi automjetin e të rinjve

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në aksin rrugorFier-Vlorë, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar, ndërkohë që në gjendje të rëndë për jetën janë edhe katër të rinjë të tjerë. 

Burime për Faxnews, bëjnë me dije se në shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve. Mësohet se se drejtuesi i automjetit të tipit ‘Benz’ i drejtuar nga 40-vjeçari i identifikuar me inicialet A.K ka përplasur automjetin tjetër të tipit ‘Benz’ në të cilin ndodheshin 4 të rinjët.

Si pasojë e përplasjes 18-vjeçari nga qyteti i Fierit nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve dy nga të rinjët ndodhen në sallën  e operacionit ndërsa dy të tjerët për fat të mirë ndohen jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat