E diela e Milotit… Jo vetëm pazar me gjënë e gjallë, por dhe me sigurinë e konsumatorit

Shqipëria

E diela e Milotit… Jo vetëm pazar me gjënë e gjallë, por dhe me sigurinë e konsumatorit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:26
Foto

Këto pamje i përkasin tregut të Milotit, tregtarë nga e gjithë zona e Veriut vijnë këtu dhe tregtojnë produktet e tyre në kushte aspak normale.

Në Milot e diela mbledh qindra banorë për të shitur bagëti, produkte ushqimore dhe produkte industriale.

Në mungesën e një tregu me parametrat e duhura gra, burra, fëmijë të moshuar ulen buzë rrugës për të tregtuar ato gjëra që kanë mundur të sajojnë për këtë javë.

Pamjet flasin shumë në fakt, siguria është zero por edhe pse të gjithë e pranojnë këtë, çdo gjë vijon normalisht, të pa shqetësuar nga askush sikur institucionet të mos ekzistonin.

Në gjithë këtë situate mospërfillje mes institucioneve vendore dhe qëndrore, ata që janë në rrezik janë konsumatorët.

E diela, mund të quhet “E Diela e Milotit” tregu me i madh në zonën e Veriut ,ku qindra njerëz bëjnë pazare. Fatkeqësisht në kohë pandemie po bëhen pazare dhe me jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat