Ja si do të jetë moti sot dhe në vazhdim

Shqipëria

Ja si do të jetë moti sot dhe në vazhdim

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Po ju njohim me kushtet meteorologjike për javën që presim.

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, këto më të përqendruara përgjatë relieveve malore.

Por temperaturat nuk do të jenë të larta, si ditët që kaluam.

Dita e premte ka një ndryshim të kushteve meteorologjike ku gradualisht do të fillojë të depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Në orët e vona të mbrëmjes në lartësinë mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore  fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Ditën e premte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-10m/sek.  Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat