Ditë me diell gjatë kësaj jave, por në fundjavë rikthehen reshjet e dëborës

Shqipëria

Ditë me diell gjatë kësaj jave, por në fundjavë rikthehen reshjet e dëborës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:22
Lajda Porja

Meteorologjia e Meteoalb Lajda Porja u shpreh për Euronews Albania se edhe gjatë kësaj jave do të ketë një mot të kthjellët, ku nuk do të mungojnë ditët me diell.

Zonja Porja parashikoi se deri ditën e premte nuk do të ketë reshje shiu.

“Moti i kthjellët do të jetë prezent në shtrirjen perëndimore dhe në zonat malore do të kemi vranësira më të shpeshta”, tha ajo.

Ndërkohë në fundjavë do të ketë sërish reshje në territor.

Sipas zonjës Porja, në zonat malore do të ketë reshje dëbore. 

“Java do të jetë pak më e freskët, mëngjeset në zonat malore me temperatura -3 deri në -4. Ndërsa në perëndim, temperaturat do të shkojnë 5, 6 deri në 10 gradë”, u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat