Dhunë, drogë dhe armë: Kapen 7 të rinj në Tiranë

Shqipëria

Dhunë, drogë dhe armë: Kapen 7 të rinj në Tiranë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

 

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtatë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se u arrestua Dh. Zh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme "Shqiponjat", iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 19 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. A., 26 vjeç dhe A. Rr., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. I., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

----
Më datë 28.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasve R. H., 20 vjeç dhe R. L., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. Zh., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë.

•Më datë 28.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit në kërkim I. A., 25 vjeç, sepse në rrugën “Irfan Tomini”, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), shtetasin M. M., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat