Një tjetër deputet i opozitës i bashkohet skuadrës së Ramës

Shqipëria

Një tjetër deputet i opozitës i bashkohet skuadrës së Ramës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:39
Edi Rama

Këtë të hënë, nga foltorja e Kuvendit, ligjëvënësi Nimet Musai zbuloi se do të reshtohet në radhët e socialistëve teksa afrohet 25 Prilli.

Më herët Musai ka qenë pjesë e LSI-së dhe mori mandatin e lënë nga Kejdi Mehmetaj.

Kujtojnë se ai ishte i katërti nga listat e LSI në qarkun e Fierit, në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Musai ishte në mesin e atyre që nuk iu bindën vendimit për të djegur mandatet dhe kështu vendosi të ishte pjesë e parlamentetit, duke u reshtuar krah mazhorancës, shpeshherë dhe në votimet në Kuvend, duke i siguruar Ramës një votë të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat